Feronikeli “gjunjëzon” Dritën falë supergolit të Milicajt [video]

Feronikeli “gjunjëzon” Dritën falë supergolit të Milicajt [video]

Kampioni i Kosovës në futboll, Ferronikeli ka arritur fitore të rëndësishëm ndaj Dritës në Gjilan me shifrat 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mark Milicaj, një minutë para përfundimit të takimit, raporton Insajderi.

Milicaj depërtoi mirë nga e djathta dhe me një goditje të fuqishme nga larg realizoi gol të bukur, për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës nga Drenasi.

Ndërkohë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren, Liria u mund 1:0 nga Besa. Vendosi një gol i shënuar nga Leart Emini. /Insajderi.com