Fero i pret te Grandi personat që e sulmuan – ka një mesazh për ta

Fero i pret te Grandi personat që e sulmuan – ka një mesazh për ta

Reperi Feronit Shabani – Fero është duke i pritur në qendër të Prishtinës personat që e sulmuan në orët e mëngjesit të së martës. Reperi i “On Records” ka njoftuar se është duke i pritur sulmuesit para Hotelit Grand në Prishtinë.

“Ku jeni o p***, tonë ditën me ju prit këtu… ua q**** motrat”, shprehet i mllefosur Feronit Shabani, në një video të publikuar në Instagram.

Në një tjetër video, Fero shprehet shkurt: “Midis Prishtinës para Grandit. Gang Gang është këtu”. Por, nuk dihet nëse personat që e kanë sulmuar, kanë pranuar sfidën e Feros për ballafaqim.

Gazeta Online Insajderi ka siguruar një video ekskluzive të rrahjes së reperit 18-vjeçar në Prishtinë. Videoja dëshmon se Fero është sulmuar nga katër persona, të cilët e gjuajnë me shqelma dhe grushte reperin nga Gjilani.

Grupi prej katër personave që sulmoi Feronit Shabanin, nuk janë kapur ende nga Policia e Kosovës.

Për të parë videon e sulmit ndaj Feros, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=ekskluzive-rrahja-dhe-kercenimi-ndaj-reperit-fero