Ferizaj pret Ismail Kadaren

Ferizaj pret Ismail Kadaren

Ismail Kadare do ta vizitojë Ferizajn, kështu ka njoftuar, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati.

Sipas drejtorit Ferati, Kadare në Ferizaj, vjen me ftesë të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ndërsa pritja do t’i organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me stafin e kësaj drejtorie dhe komunitetin e artistëve, me ç’rast është formuar edhe këshilli organizativ.

“Kam kënaqësi të veçante që dje komisioni që është emëruar për ndarjen e çmimit “Finesa”, një çmim vjetor për kulturë që ndahet për personalitete të ndryshme, të artit, kulturës dhe letërsisë në Kosovë dhe në Ferizaj. Këtë vit ky komision i cili është marr në mënyrë profesionale ka marr vendim që çmimi “Finesa” për vitin 2017, t’i ndahet shkrimtarit të madh Ismail Kadare me motivacionin për vepër jetësore “Kolosi i veprave shqipe””, ka thënë Ferati.

Sipas drejtorit Ferati, është paraparë që edhe parku tek teatri i qytetit të emërohet me emrin Ismail Kadare, shkruan ferizajpress.com

Kadare do të qëndrojë për vizitë një ditore në Ferizaj, por akoma nuk dihet data e qëndrimit./Insajderi.com