Feride Rushiti merr Çmimin për Guxim nga Departamenti amerikan i Shtetit

Feride Rushiti merr Çmimin për Guxim nga Departamenti amerikan i Shtetit

Feride Rushiti nga Kosova është nderuar sot me Çmimin për Gratë e Guximshme nga Departamenti amerikan i Shtetit për punën e saj në kuadër të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Aktivizimi i saj me këtë qendër çoi në vendimin e madh të qeverisë për t’u dhënë pensione viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e ambasadës së Kosovës në SHBA.