Ferdinand kritikon ashpër Xhakën

Ferdinand kritikon ashpër Xhakën

Ish-anëtari i Manchester United dhe i kombëtares angleze, Rio Ferdinand ka kritikuar mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, për paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Ferdinand kritikoi reprezentuesin e Zvicrës për reagimin e tij tek pranimi i golit të dytë të Arsenalit nga Liverpooli.

“Si mesfushor duhet të kesh në kokën tënde edhe aspektin defensiv. Xhaka duhet ta kishte larguar topin nga Lallana sepse ishte ai që po luante si organizator. Të dy mesfushorët qendrorë të Arsenalit nuk kanë asht për mbrojtje në trupin e tyre”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.

Arsenali e humbi ndeshjen ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1, me ç’rast e humbi pozitën e katërt në tabelë, të cilën ia zuri skuadra e Jurgen Klopp. /Insajderi.com