Ferati pretendon se zbuloi një marrëveshje të fshehtë mes PDK-së dhe AKR-së në Mitrovicë

Ferati pretendon se zbuloi një marrëveshje të fshehtë mes PDK-së dhe AKR-së në Mitrovicë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës, Fehmi Ferati ka thënë se është në dijeni të një marrëveshjeje në mes të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR) në Komunën e Mitrovicës.

Sipas Feratit, marrëveshja mes AKR-së dhe PDK-së ka të bëjë me përkrahjen e njëra-tjetrës, nëse njëra prej tyre arrin të shkojë në balotazh në këtë komunë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton Insajderi.

“Bëjeni publike marrëveshjen që e keni PDK me AKR në Mitrovicë që në balotazh me përkrah kandidatin cili mbërrinë… nejse në balotazh si duket nuk do të mbërrini fare”, ka shkruar Ferati në Facebook.

Ferati ka akuzuar PDK-në për “shpifje dhe rrena” kundër tij.

“Edhe shpifjet e rrenat me sponzorime në Facebook po u kushtojnë 500€ në ditë”, ka deklaruar Ferati. /Insajderi.com