Ferati dhe Behluli tregojnë arsyet e “ndarjes” së tyre

Ferati dhe Behluli tregojnë arsyet e “ndarjes” së tyre

Këngëtari Mahmut Ferati dhe Shyhrete Behluli ka dy vite që nuk kanë sjellë publikut një këngë të re së bashku.

Por, sipas Behlulit, me këngëtarin Ferati nuk janë prishë raportet kolegiale, porse nuk kanë rastisur në një këngë të mirë.

“S’jemi idhnu, po s’kemi rastis në një këngë të mirë. Po presim kur ti vjen momenti”, ka thënë Behluli.

Mahmut Ferati dhe Shyhrete Behluli kanë dhjetë vite që punojnë së bashku.

Edhe këngëtari Ferati ka mohuar ndonjë mosmarrëveshje me Behlulin.  Ai ka thënë se ata bashkohen çdo verë dhe se 70 për qind të dasmave i kanë së bashku.

“E vërteta është që unë Shyhrejta bashkëpunojmë, tanë verën i kemi afër 70 për qind të dasmave bashkë”, ka thënë Ferati për emisionin Prive.

Përpos të tjerash Ferati kishte thënë se kjo pauzë ishte e mirë për hire të ndryshimeve dhe freskisë së duos.