Fenomen në Greqi: Një rrjet i madh i merimangës e ka mbuluar bregdetin

Merimangat bëjnë festë, do të çiftëzohen, të shumohen e më pas do të ngordhin.

Fenomen në Greqi: Një rrjet i madh i merimangës e ka mbuluar bregdetin

Moti i nxehtë në perëndim të Greqisë ka sjellë deri te një spektakël të pazakontë, një rrjet i merimangës i gjatë 300 metra u paraqitë në qytezën Etoliko.

Një hapësirë e madhe e mbushur me gjelbërim ishte mbuluar me rrjetin e merimangës, transmeton BBC. Ekspertët pretendojnë se bëhet fjalë për një fenomen të sezonit për çka janë meritorë merimangat “tetragnatha” të cilat mund të bëjnë çerdhe të mëdha për çiftëzim.

Konsiderohet se rritja e popullatës së mushkonjave janë shkaktarë për rritjen e numrit të merimangave. Ekspertët lokalë pretendojnë se temperaturat e larta, lagështia e mjaftueshme dhe ushqimi kanë krijuar kushtet ideale që ky lloj të shumohet.

Maria Chazaki, profesoreshë e biologjisë molekulare dhe gjenetikës, thotë se duket se si merimangat bëjnë një lloj feste, çiftëzohen, shumohen dhe krijojnë një gjeneratë të tërë të re.

Këto merimanga nuk janë të rrezikshme për njerëz dhe nuk mund të shkaktojnë asnjë dëm ndaj florës lokale. Ato do ta kryejnë festën e tyre dhe së shpejti do të ngordhin./Insjaderi.com.