Fëmijët sirianë bëjnë not në gropa të krijuara nga raketat

Fëmijët sirianë bëjnë not në gropa të krijuara nga raketat

Një gropë e krijuar nga një shpërthim bombe është shndërruar në një atraksion për fëmijët në Alepo.

“Kjo gropë është bërë nga një bombë. Një raketë ka rënë këtu në mesnatë,” tregon një nga fëmijët.

Ai ka treguar se përveç se ka hapur këtë gropë, bomba ka vrarë edhe njerëz.

Afër këtyre fëmijëve, një grua dëgjohej teksa vajtonte vëllain e vrarë teksa më lartë biri i saj shiqonte shtëpinë ku ka jetuar, tashmë tërësisht të rrënuar.

Që kur ka filluar lufta civile në Siri, mijëra civilë kanë humbur jetë, prej të cilëve edhe fëmijë.  Shumë të tjerë kanë mbetur rrugëve të Sirisë pasi kanë humbur familjet e tyre./Insajderi.com

Loss and life in Aleppo.

Children swimming in bomb craters as bodies are pulled from the rubble.The morning after a bombing in Aleppo.

Posted by Channel 4 News on Wednesday, 28 September 2016