Fëmijët refugjatë të pashoqëruar nuk do të deportohen nga Italia

30.03.2017 09:43
Fëmijët refugjatë të pashoqëruar nuk do të deportohen nga Italia

Parlamenti italian ka miratuar një ligj me të cilin parashihet që fëmijët refugjatë të cilët janë pa shoqërim të prindërve të mund të qëndrojnë në Itali dhe të jenë të mbrojtur nga çdo lloj i keqpërdorimit të mundshëm, shkruan Anadolu Agency.

“Ky është vendim i civilizuar me të cilin do të mbrohen dhe integrohen ata të cilët janë në situatë të vështirë”, shkroi kryeministri italian Paolo Gentiloni në Twitter.

Ky është ligji i parë i këtij lloji të cilin e miraton një shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

UNICEF këtë muaj ka thënë se norma e vdekjeve të fëmijëve në Sirinë e përfshirë nga lufta, në vitin 2016 është rritur 20 për qind në krahasim me periudhën e mëparshme, dhe vlerëson se ky vit është më i keq nga vitet 2014 dhe 2015.

Thuhet se në vitin 2016 në Siri janë vrarë të paktën 652 fëmijë, prej të cilëve 255 kanë qenë në afërsi të shkollës.

“Më të prekur në Siri janë 2.8 milionë banorët tek të cilët vështirë arrihet përfshirë 280 mijë fëmijët të cilët jetojnë në zonat e rrethuara, pa qasje në ndihmat humanitare”, thotë UNICEF-i.