Fëmijët refugjatë në Suedi, mbesin pa ndjenja kur informohen se do të dëbohen  

Fëmijët refugjatë në Suedi, mbesin pa ndjenja kur informohen se do të dëbohen  

Në Suedi, qindra fëmijë të refugjatëve kanë mbetur pa ndjenja pasi u informuan se familjet e tyre do të dëbohen nga vendi.

Georgi, një refugjat rus i cili erdhi në Suedi me familjen e tij, kur ai ishte pesë vjeç. Mësuesi i tij e përshkruan atë si ”një nga fëmijët më të mirë në klasë, energjik, i lumtur dhe argëtues”.

Babai i tij, Soslan kishte treguar se është larguar nga vendi i tij i lindjes për shkak se  kishte ndihmuar për ta strehuar një sekti fetar pacifist në Osetinë, qytezë në veri të Rusisë.

Ai ka treguar se kisha ortodokse ruse në vendin ku ai banonte kishte kërkuar largimin e këtij sekti ose do ta vrisnin atë, mirëpo ai nuk kishte pranuar kërkesën e kishës ortodokse dhe kishte vendosur që të largohej nga vendi i tij, shkruan gazeta prestigjioze “The New Yorker”.

“Së bashku me gruan dhe fëmijët kam ikur për në Suedi dhe kam aplikuar për azil, por që kërkesa më është refuzuar ka treguar ai”, raporton Insajderi.

Por nëse ai do të kthehet në Rusi do të persekutohet, vazhdon tutje shkrimin gazeta “The New Yorker”.

Suedia u lejon refugjatëve të ri aplikojnë  për azil, mirëpo familja e Georgit prej gjashtë vjet kishte jetuar e fshehur në Suedi.

Autoritet Suedeze argumentojnë se ka fëmijët janë të shqetësuar dhe është duke ndikuar në shëndetin e tyre psikologjik, pas informimit se ata do të largohen nga vendi i tyre ku ata jetojnë.

“Do të ishte shkatërruese nëse Georgi detyrohet të largohet nga komuniteti i tij, miqtë e tij, shkolla dhe jeta e tij,” ka thënë drejtor i shkollës së Georgit, Rikard Floridan, në letrën drejtuar bordit të komunës ku Georgi jeton. /Insajderi.com