Fëmijët do mësojnë si të sillen me qentë endacak

Fëmijët do mësojnë si të sillen me qentë endacak

Organizata jo Qeveritare “Të Bashkuar për Kafshët” gjatë javës së ardhshme do të fillojë të mbajë ligjëratë nëpër shkollat e kryeqytetit se “Si duhet të sillemi me qenët endacak”.

Përmes një komunikate për media kjo OJQ ka njoftuar se ligjërata, është e financuar nga BE dhe zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF, raporton Insajderi.

Qëllimi i kësaj ligjërate është informimi i fëmijëve të klasave të katërt për qasjen me qenët endacak përfshirë edhe turmat e tyre.

Me poshtë gjeni orarin:

26.09.2017 – Shkolla Fillore ” 7 Marsi”, Kalabri

Ligjerata 1: 13:00

Ligjerata 2: 13:50

27.09.2017 – Shkolla Fillore “Shkendija”, Hajvali

Ligjerata 1: 13:00

Ligjerata 2: 13:50

Ligjerata 3: 14:40

28.09.2017 – Shkolla Fillore “Mitrush Kuteli”, Matiqan

Ligjerata 1: 13:00

Ligjerata 2: 13:50

Këto ligjërata planifikohen te mbahen ne vazhdimësi edhe në shkolla tjera. Për orarin e tyre do te njoftoheni paraprakisht. /Insajderi.com