Fëmijët e ndarë në kufi kërkojnë babanë dhe nënën e tyre

Fëmijët e ndarë në kufi kërkojnë babanë dhe nënën e tyre

Një audioincizim ku dëgjohen duke qarë fëmijët emigrantë në SHBA të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre është bërë publik nga mediat amerikane, duke sfiduar politikën e emigracionit të ndjekur nga Presidenti Donald Trump.

Rreth 2000 fëmijë migrues janë ndarë nga prindërit e tyre në muajt e fundit pasi familjet e tyre u përpoqën të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin amerikan.

Trump tha se nuk do të lejonte që SHBA të bëhej një “kamp migrantësh”.

Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët thotë se politika e ndjekur nga Trump është “e papranueshme”.

Në incizim, shihen disa fëmijë të Amerikës së Mesme derisa u ndanë nga prindërit e tyre e që mendohet  se ishin të moshës ndërmjet katër dhe dhjetë vjeç. Ata dëgjohe duke qarë dhe duke kërkuar nënën ose babanë e tyre./Insajderi