Fëmijët e familjes shqiptare në Maqedoni, dy ditë pa bukë në gojë

Familja Avdiu nga Maqedonia nuk ka bukë për të ngrënë. Kjo familje shqiptare nuk ka ngrënë bukë prej dy ditësh.

Fëmijët e familjes shqiptare në Maqedoni, dy ditë pa bukë në gojë

“Unë dua bukë edhe një shtëpi, nuk kamë ngrenë bukë as qumësht. E dua dhomën me kukulla”, thotë Lule Avdiu, vajza e madhe e familjes Avdiu nga Maqedonia.

Ka dy ditë që nëna e tyre Laureta nuk ka mundur që t’iu shtrojë sofrën. E kjo situatë është bërë përditshmëri në familjen Avdiu.

“Nuk kemi ngrenë prej ditës së djeshme, nuk kem se çka t’ju jap as qumësht fëmijëve kur po më sjell dikush ndenje ndihmë. Burri po mundohet të punoj por s’po ia del. Ndihma sociale është 2000 denarë në muaj, duhet të paguhet qiraja”, shprehet nëna e dy fëmijëve, Laureta Avdiu.

Avdiu ka vetëm një kërkesë: të ketë një dhomë në kushte optimale për dy fëmijët e saj, raporton RTV 21.

“Vetëm një dhomë ta kisha për këta fëmijë, ju lutëm të gjithëve të më ndihmojnë për hatër të këtyre fëmijëve vetëm një dhomë”, tha Laureta.

Përveç barkut të zbrazur, vajza e madhe e Laureta Avdiut ka një anomali në dorë. Nëse nuk shërohet me kohë, ajo rrezikon që të mbetet me hendikep gjatë gjithë jetës. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=_wl16tYbPDM