Fëmijët e Ballkanit prostituohen për 20 euro nëpër rrugët e Italisë

Fëmijët e Ballkanit prostituohen për 20 euro nëpër rrugët e Italisë

Fëmijë djem dhe të mitur të moshës nga 8 deri në 16 vjeç, kanë rënë pre e tutorëve të cilët i nxjerrin në rrugë e më pas i prostituojnë.

Emisioni investigativ “Le Iene”, ka publikuar së fundmi se si fëmijë e mitur që nga 8 deri në 16 vjeç tregojnë se bëjnë seks me persona të ndryshëm, nga policë karabinierë deri tek gjykatës italianë dhe paguhen 20-deri në 30 euro.

Sipas emisionit investigativ, fëmijët vijnë kryesisht nga Rumania, Bosnja, por edhe vende të tjera.

Ata tregojnë se i gjejnë klientët e tyre përreth stadiumit të Barit.

“Le Lene”, sjell rrëfimin e Tomit, vetëm 8 vjeç. Ai tregon në fshehtësi se bën seks me burra, të cilët vijnë e marrin me makinë. Tomi tregon se e bën të gjithë këtë vetëm për para./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=qNc_uuRG6ro