Fëmija në McDonalds i veshur me bluzën e “dronit” alarmon mediat serbe

09.08.2017 23:59
Fëmija në McDonalds i veshur me bluzën e “dronit” alarmon mediat serbe

Fëmija i veshur me bluzën e cila në të cilën është e ngjitur vizatimi i cili ishte ngjitur në dronin e lëshuar nga Ballisti në Stadiumin e Beogradit kur luajti Serbia me Shqipërinë, ka bërë bujë në mediat serbe.

Fëmija është fotografuar nga një dyqan të “McDonalds” dhe i është dërguar gazetës nacionaliste serbe “nacionalist.rs” e cila i referohet fëmijës që ka veshur një bluzë të “fashistëve që duan Shqipërinë e Madhe”.

Dramatizimi i veshjes së këtij fëmije është rritur nga ky portal nacionalist edhe për faktin se para dy muajve kur një familje e Preshevës kishte dërguar në spital fëmijën e tyre që kishte të veshur të njëjtën bluzë në Klinikën Pediatrie në Nish.

Ky portal e kishte cilësuar këtë veprim si një provokim që nuk është ndëshkuar për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijës. /Insajderi.com