Federer triumfon në Wimbledon – thyen rekorde dhe futet në histori

Federer triumfon në Wimbledon – thyen rekorde dhe futet në histori

Roger Federer ka fituar titullin e tetë në Wimbledon pasi mposhti në finale kroatin Marin Çiliç.

Zvicerani e fitoi trofeun për herë të parë pas pesë vitesh, që kur e kishte mposhtur britanikun Andy Murray në vitin 2012.

Me fitoren 6-3, 6-1, 6-4 ai e theu rekordin e Pete Sampras, i cili kishte fituar shtatë tituj në Wimbeldon, raporton Insajderi.

Ai theu edhe një rekord tjetër, pasi u bë tenisti i dytë në histori që fiton Wimbledon pa humbur asnjë set të vetëm gjatë gjithë turneut.

Çiliç pësoi edhe një lëndim në setin e dytë të lojës, por nuk u tërhoq nga ndeshja dhe vazhdoi të luajë deri në fund.

Ndërkaq, Federer me titullin e fituar në Wimbledon shtoi në 19 numrin e grand slemeve të fituar në karrierë. /Insajderi.com