Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëron grevë

23.03.2017 21:21
Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëron grevë

Mospërfillja e kërkesave të punëtorëve shëndetësorë për përmirësim të kushteve të punës, paga më të mëdha dhe mbrojtje nga rrezikshmëria në punë, rrezikon të fus në grevë të përgjithshme këtë sektor.

Para këtij veprimi, federata sindikale e shëndetësisë ka mbajtur sot një protestë njëorëshe në mënyrë që të tërhiqet vërejtja e fundit për plotësimin e kushteve të mantel bardhëve.

Ata më pas paralajmëruan se protestës së tyre, një periudhë të caktuar kohore do ti bashkëngjiten edhe ekipet e mjekëve nga emergjenca, pavarësisht se janë të vetëdijshëm se sa mund të jetë e rrezikshme ndërprerja e punës aty, njofton Klan Kosova.

Federata Sindikale e Shëndetësisë, për kërkesat që kanë, përgjigje kanë marr vetëm nga disa institucione por jo edhe nga Ministria e Shëndetësisë.