Federata Botërore e Shahut ia bën mat Kirsan Ilymzhinovit e pëson edhe Behgjet Pacolli

Federata Botërore e Shahut ia bën mat Kirsan Ilymzhinovit e pëson edhe Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli do të mbetet pa pozitën e zëvendëspresidentit të Federatës Botërore të Shahut. Miku i tij, multimilioneri rus Kirsan Ilyumzhinov, u pezullua nga pozita që e mbanë tash e 25 vjet si Presidenti i Federatës, nga vetë Komisioni i Etikës së FIDE-s. Ndaj tij u gjet se ka vënë interesat e tij personale mbi interesat e Federatës.

Zhvillime të shumta ka pasur në fushën e shahut global, sidomos për vendosjen e kreut të Federatës Botërore të Shahut.

Që nga e premtja, u bë e ditur se Kirsan Ilyumzhinov, rusi i sanksionuar nga SHBA’ja për shkak të lidhjeve të tija me diktatorin Bashar Al-Assad, u pezullua nga pozita e Presidentit të Federatës, për shkak se shkeli kodin e etikës së FIDE-s.

Iluymzhinov, që ia besoi zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli pozitën e zv.Presidentit të Federatës Botërore të Shahut në rast se do të merrte edhe një mandat të ri në krye të FIDE-s është dëmtuar mjaftë nga sanksionet që ia vunë SHBA’ja, humbjen e llogarisë bankare të FIDE-s dhe më së fundmi me shpalljen e Glen Stark, një emër i rremë që e emëroi për sekretar të përgjithshëm të FIDE’s.

Ilyumzhinov, i cili ishte në krye të Federatës që nga viti 1995, u pezullua nga Komisioni i Etikës së FIDE’s për 12 muaj dhe u ndalua për 18 muaj, pasi është gjetur se ai “veproi në një mënyrë të papërputhshme me detyrën e tij për të vënë interesat e FIDE-s mbi interesat personale”. Kështu u tha në listën e shkeljeve të ia ka numëruar Federata Ilyumzhinovit, shkruan Express.

Por, ndaj Ilyumzhinovit tash janë kthyer edhe vetë rusët. Mbështetësit e tij rusë pak para vendimit të fundit të Komisionit të Etikës së FIDE’s, tërhoqën mbështetjen ndaj tij.

Në listën e ekipit që Ilyumzhinov e kishte krijuar për të konkurruar sërish për pozitën e Presidentit, pos Pacollit kishte futur edhe persona imagjinar. Bëhet fjalë për Glen Stark.

Në nëntor të 2015, Ilyumzhinov u sanksionua nga SHBA’ja për shkak të dyshimeve se kishte ndihmuar me ndihmë materiale dhe vepra qeverinë siriane, përfshirë edhe bankën qendrore të vendit dhe guvernatorin e saj.

Madje, ai u dokumentua se ka afërsi me diktatorin Bashar Al-Assad, por rusi Ilyumzhinov ka mohuar akuzat.