Federata angleze shton numrin e lojtarëve që mund të zëvendësohen gjatë ndeshjes

27.07.2016 14:30
Federata angleze shton numrin e lojtarëve që mund të zëvendësohen gjatë ndeshjes

Federata e Anglisë ka njoftuar se duke filluar nga ky vit, në Kupën FA ekipet do të mund të bëjnë deri në katër zëvendësime të lojtarëve brenda një ndeshje.

Por, ekipet do të mund të zëvendësojnë lojtarin e katërt vetëm gjatë kohës shtesë në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

“Është e rëndësishme për Federatën e Anglisë që të shikojë se si mund të shtojmë dramën dhe spektaklin në garën e preferuar prej milionave njerëzve në mbarë botën,” ka thënë kryetari Martin Glenn, njofton Goal.com

Sipas tij, për këtë qëllim edhe do të provohet me këtë rregull të ri.

“Do të jetë interesantë të shohim se si trajnerët do të shfrytëzojnë këtë mundësi,” ka shtuar ai.

Sipas tij, për këtë vendim është marrë parasysh edhe numri i madh i ndeshjeve që lojtarët luajnë brenda stinorit./Insajderi.com