‘FC Prishtina’ nesër niset për në Gjermani

‘FC Prishtina’ nesër niset për në Gjermani

Nën drejtimin e trajnerit, Sami Sermaxhaj, Prishtina ka mbajtur seancën e fundit stërvitore, skuadër kjo e cila nesër udhëton në Gjermani për të zhvilluar seancat e fundit përgatitore para fillimit të pjesës tjetër të kampionatit në Kosovë.

“Skuadra e gatshme për katër turnetë e futbollit të vogël”, thuhet në faqen zyrtare të klubit futbollistik ‘Prishtina’ në facebook.

Skuadra e Prishtinës përbëhet nga 16 futbollistë, si portierët, Alban Muqiqi, Visar Bekaj, Ardit Nika dhe futbollistët, Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi, Shpend Kelmendi, Gentrit Dumani, Genc Hamiti, Basit Abdul Khalid, Gauthier Mankenda, Agon Xhaka, Blend Baftiu, Granit Jashari, Kastriot Selmani, Arbër Hoxha dhe Bleon Sekiraqa.

Trajnerë janë, Sami Sermaxhaj e Fadil Berisha dhe menaxher, Arsim Thaqi./Insajderi.com