FC Prishtina mendon largimin nga garat e Kosovës

FC Prishtina mendon largimin nga garat e Kosovës

Skuadra me më së shumti trofe në vendin tonë, përmes një njoftimi, ka bërë më dije se duke e menduar largimin nga garat.

Në një letër të hapur për opinionin, klubi bardh e kaltër ka thënë se është e gatshme të largohet nga garat e Superligës.

“Prishtina mbështet kryetarin e FFK-s, Fadil Vokrri për ndërprerjen e Garave. Ka kohë që Prishtina ka ngritur zërin alarmues. Por, duhet të na e konfirmojnë inspektorët e UEFA-s, se me dy stadiumet, ai qytetit të Prishtinës dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë janë larg riparimeve”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Prishtina, ka thënë në këtë komunikatë se arsyeja e përkrahjen e ndaljes së futbollit është renovimi i ngadalt i stadiumit të Prishtinës dhe të Mitrovicës.

“Stadiumi i qytetit në Prishtinë është duke u “rinovuar” edhe më ngadalë se hapat e breshkës, kurse në “Adem Jashari” në Mitrovicë as që ka filluar puna. Pra, Prishtina, mund të jetë skuadra e parë që mund t’i bashkëngjitet hapave të Federatës për ndaljen e futbollit”, thuhet në komunikatën e Prishtinës.

Klubi nga kryeqyteti ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin hapat urgjent për interes nacional dhe të kryejnë detyrat që janë të ngarkuar për qytetarët e vendit. /Insajderi.com