FC Prishtina i ka të sigurta 215 mijë euro nga Liga e Evropës

19.06.2017 16:16
FC Prishtina i ka të sigurta 215 mijë euro nga Liga e Evropës

FC Prishtina do të fitojë 215 mijë euro pas pjesëmarrjes në Ligën e Evropës për këtë stinor. Klubi më i trofeshëm kosovar do të fitonte gati dyfishin e kësaj shume nëse arrin të kualifikohet në turin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Sipas rregullores së UEFA-s, 215 mijë euro fiton secili ekip që merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës, raporton Insajderi.

Shorti që është hedhur sot në Nyon të Zvicrës e ka vënë Prishtinën përball skuadrës suedeze Norrkoping.

Kjo përballje cilësohet mjaft e vështirë për skuadrën kosovare, e cila merr pjesë për herë të parë në Evropë këtë edicion, mirëpo Prishtina i ka të sigurta përfitimin nga UEFA pavarësisht rezultatit. /Insajderi.com