Favoritët për të fituar Premier Ligën, sipas Jose Mourinhos

Favoritët për të fituar Premier Ligën, sipas Jose Mourinhos

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka deklaruar se jo vetëm që Chelsea është favorit për titullin e Premier League, por “Blues” janë edhe më të fortë se sezonin e kaluar, kur u shpallën kampionë.

Antonio Conte ka kaluar një sezon të vështirë pas “Stamford Bridge”, duke lënë Nemanja Matic të largohet për te Manchester United, ndërsa objektivat e tij të transferimit, të tilla si Romelu Lukaku, kanë shkuar diku tjetër. Një varg lëndimesh te Chelsea i kanë lënë “kockat e zhveshura”, duke e çuar vetë Conten të pranojë se mbrojtja e titullit do të jetë një mision i vështirë.

Mourinho hodhi poshtë sugjerimet se “Blues” janë më të dobët, megjithatë, deklaroi se londinezët duhet të jenë ekipi për t’u mundur në sezonin 2017-2018.

“Kur njerëzit thonë, për shembull, Chelsea ka humbur një lojtar të rëndësishëm në mesfushë. Nëse humbet një, por ble Bakayoko dhe Danny Drinkëater, për shembull, cili është problemi?” tha trajneri në konferencën për shtyp të së premtes, kur u pyet për Chelsea, që largoi Matic.

“Problemi është kur shitni dhe nuk bleni. Kur shitni dhe vazhdoni të blini, cili është problemi? Unë mendoj se ndoshta Chelsea është edhe më i fortë se sezonin e kaluar, kështu që çdo ekip i Premier League duhet të sfidojë kampionët në fuqi”, ka shtuar ai.

“Dhe kur të gjithë thuajse janë edhe në Europë – pesë në Ligën e Kampionëve dhe pastaj, dy në Ligën e Europës, – ju keni të shtatë ekipet e para që luajnë për gjithçka dhe të gjithë janë të fortë. Për mua, i favorizuari është kampioni, gjithnjë. Për disa arsye blutë e Londrës ishin kampionët. Kjo nuk do të thotë që ata do ta fitojnë titullin përsëri. Unë thjesht mendoj se është vula që ju keni, kur jeni kampionë, se sezonin e ardhshëm e nisni si më favoritët”.