Artikull i sponsorizuar

Faton Topalli publikisht akuzon Muharrem Svarqën për falsifikim

Faton Topalli publikisht akuzon Muharrem Svarqën për falsifikim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Faton Topalli ka kritikuar sot kryetarin aktual të komunës, Muharrem Sfarqën.

Në debatin zgjedhor të transmetuar sot në televizionin Klan Kosova, Topalli akuzoi publikisht kryetarin Svarqën për falsifikim të dokumentit zyrtar gjatë procesit të miratimit të Planit Zhvillimor Komunal.

Sfarqa është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) edhe për një mandat kryetari në Ferizaj. /Insajderi.com