Fatima, rrëfimi i kosovares që u mbijetoi torturave të burrit në Zvicër

Fatima, rrëfimi i kosovares që u mbijetoi torturave të burrit në Zvicër

Një grua kosovare e moshës 23 vjeçare e quajtur Fatima është mbajtur e burgosur dhe rrahur në një apartament në kantonin Ticino të Zvicrës nga bashkëshorti i saj, po ashtu kosovar, ndërsa familja e burrit kishin marrë rolin e rojeve.

“Ata më kanë mbajtur nën kontroll ditë e natë, nuk mund të dilja e vetme për të blerë e as nuk më lejonin për të shkuar në park me vajzën time, i cili ishte prapa shtëpisë tonë”, ka treguar ajo, duke thënë se e gjithë kjo ka ardhur nga frika se ajo do të ikë, shkruan gazeta austriake Heute.at.

Burri i Fatimas, nuk e ka njohur më parë atë para se të martoheshin. Martesa e tyre kishte ardhur përmes familjeve të tyre.

“Para martesës ne jemi takuar vetëm një herë, për një ditë të vetme, por kjo është si shkojnë gjëra të tilla”, thotë Fatima, transmeton Insajderi.

Situata ishte përkeqësuar me lindjen e vajzës. Ajo thotë se burri e mbajti të mbyllur për 8 muaj.

“Papritmas burri im ishte një person krejtësisht i ndryshëm, gjaknxehtë dhe i dhunshëm”, vazhdon rrëfimin ajo.

Fatima nuk është larguar pa u vënë re, fqinjët e shqetësuar në lidhje me britmat e Fatimas, të cilat i kanë dëgjuar nga banesa. Ata kanë  alarmuar policisë disa herë. Në mënyrë që të shpëtojnë nga ferri, Fatima veproi vetë.

“Pas disa përpjekjeve të dështuara për të shpëtuar, mora vajzën time një ditë dhe u largova me të. Nuk kam pasur asgjë përveç karrocës së vajzës”, tregon ajo.

Pas largimit ajo i ka treguar burrit të saj, ndërsa ai tani është duke u përballur me një proces gjyqësor.

Fatima tani jeton në liri por frika mbetet shoku i saj i vazhdueshëm. Familja e ish-burrit të saj e kanë kërcënuar atë me vdekje./Insajderi.com

fatimaaaa