Fansi i vërtetë – përpjekja e djaloshit për ta marrë nënshkrimin nga lojtari i zemrës

Fansi i vërtetë – përpjekja e djaloshit për ta marrë nënshkrimin nga lojtari i zemrës

Një fans i vogël kishte ardhur pas ndeshjes së Real Madrid me Real Betisin dhe ëndërronte që të merrte nënshkrime nga lojtarët madrilen dhe sigurisht nga Ronaldo.

Djaloshi së bashku me babanë e tij kishte pritur autobusin e Real Madridit, për të takuar ose marrë një autograf të Cristiano Ronaldos. Portugezi ishte futur në autobus pa e parë djaloshin që e priste, por ai nuk u ndal së provuari.

Fillimisht ai mori një autograf nga mbrojtësi Nacho, por aidëshironte Ronaldon. Më pas arriti te Dani Ceballos por as ky nuk i ka fituar 5 topa Topa të Artë. Por në këtë rast spanjolli Cabellos ishte heroi i djaloshit pas e mori atë me vete në autobus për t’ia dërguar Ronaldos që t’ia nënshkruajë.

Ronaldo e nënshkroi fanellën dhe djaloshi i lumtur zgjati kokën te dera e autobusit dhe e falënderoi me zë të lartë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=mFnCe7pYDdE