Fansat të zhgënjyer me pritjen 5 vjeçare të videos së reperit nga NR

20.03.2017 20:18
Fansat të zhgënjyer me pritjen 5 vjeçare të videos së reperit nga NR

Kënga e shumëpritur e Ergenit “Original Raptish” e cila deri tash është dëgjuar vetëm në koncerte të rep dyshes NR, është realizuar edhe përmes videos. Megjithatë videospoti i pritur që nga viti 2012, nuk ka dalë ashtu si kanë pritur fansat.

E këtë gjë, reperit, ia kanë bërë me dije, në komentet ne rrejte sociale por edhe në komente në Youtube.
Fansat janë shfaqur të brengosur që Ergeni nuk ka ardhur në stilin e tij “underground”.

Sipas tyre, pritja pesë vjeçare nuk ia ka vlejtur.

Madje, sipas fansave nuk nevojitet shumë që të kuptohet se ajo çfarë Ergeni ka përqeshur gjatë këtyre viteve, e ka sjellë pikërisht në videon e tij të re.

Fansat kanë komentuar madje edhe një detaj tjetër. Ata kanë përqeshur faktin se Ergeni veshë një bluzë me simbolin e bendit të njohur të muzikës rok “Pink Floyd” e cila, sipas tyre, bie në kundërshtim me pjesët tjera të videos, ku vajzat dridhin të pasmet e tyre derisa Ergeni derdh shampanjën. /Insajderi.com