Fansat e Ririt ia gjejnë intervenimet me “photoshop”

Fansat e Ririt ia gjejnë intervenimet me “photoshop”

Paraqitja e Rihannës në festivalin e karnavaleve, bëri që edhe këtë herë bukuroshja nga Barbadosi të rrëmbejë vëmendjen ndërkombëtare.

Rihanna ndau me fansat e saj një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqej e veshur me bikini me gurë dhe pupla me ngjyra.

Bujë të madhe bëri edhe komenti që i la ish-i dashuri i saj, Chris Brown.

Fotografitë e shumta të këtij karnavali janë pëlqyer shumë, përderisa njëra prej fotografive është komentuar për përdorim të photoshopit.

Tek fotografia që nuk shkon diçka është detaji tek gishti i madh, të cilat bëjnë të mendosh se edhe këngëtarja me famë botërore, nuk i ka rezistuar dot programit për rregullim dhe ndërhyerje.

‘Pse ka 2 thonj në gishtin e saj?, kanë qenë disa nga komentet e fansave, ndërkohë që shumë të tjerë kanë aluduar se 29-vjeçarja ka shumë më shumë peshë, se sa që shihet në fotografi, por që e ka ‘mbuluar’ me anë të ‘photoshopit’./Insajderi.com