Fanellat e botërorit – dikur dhe tash

Fanellat e botërorit – dikur dhe tash

Ka të tillë që pohojnë se fanella e Argjentinës e botërorit të vitit 2006 është më e bukura që e ka pasur ndonjë ekip në ndonjë garë ndonjëherë.

Nëse e shikon atë dizajn të Adidasit, sot e kësaj dite nuk mund ti fajësosh at që pohojnë kështu. Mirëpo, kjo nuk është fanella e vetme që mbahet në mend. Dizajni i Gjermanisë në vitin 1990, ose i Brazilit, më 1998, kur kaloi nga Umbro në Nike ka qenë po ashtu dizajn që mbahet në mend.

Gazeta spanjolle AS ka bërë një galeri të evolucionit të dizajnit të fanellave të botërorit të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse, por Insporti ka përzgjedhur evolucionin e dizajnit të Gjermanisë, Brazilit dhe Argjentinës, tri prej ekipeve më të njohur të futbollit dhe tri skemat e ngjyrave që janë më të famshmet në sportin botëror.