Fanella e Barcelonës për sezonin 2018/19 (Foto)

15.11.2017 15:28
Fanella e Barcelonës për sezonin 2018/19 (Foto)

Nuk jemi ende në gjysmë të sezonit 2017/18 dhe dizajne tashmë kanë filluar të shfaqen rreth fanellës së Barcelonës për edicionin 2018/19.

‘Footy Headlines’ tashmë ka ofruar një version  të fanellës së ardhshme të gjigantit katalunas dhe Sergio Magda, një llogari në rrjetin social që publikon dizajnet korrekte të fanellave të mëparshme, ka postuar atë në Twitter.

Fanella shfaqet me sponsorët dhe logon e skuadrës, megjithëse dizajni i shiritave dhe kombinimi i ngjyrave është ndryshe.

Kjo ngjason me fanellat e sezonit 2003/04 dhe 2010/11.