Familjet shqiptare që jetojnë nëpër rrugët e qytetit francez

Familjet shqiptare që jetojnë nëpër rrugët e qytetit francez

Rreth 20 njerëz, përfshirë pesë fëmijë nën moshën 10-vjeçare, janë po banojnë nëpër stenda në qytetin e Tuluzës në Francë.

Mes këtyre njerëzve janë edhe dy familje azilkërkuesish, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova, të cilat po qëndrojnë stendat që kanë vendosur përpara Qendrës Sociale të Tuluzës.

Familja kosovare dhe ajo shqiptare kishin vendosur tendat e tyre prej kohësh, përpara Qendrës Sociale, shkruan mediumi lokal Actu.cotetoulouse.fr.

E në ndihmë këtyre familjeve i ka dalur Organizata e Tuluzës për Ndihmën e Azilkërkuesve, të cilët po ndihmojnë me ushqim e me nevoja të tjera azilkërkuesit shqiptarë.

“Dy familjet kanë ardhur në Francë para rreth 3 javësh, derisa kanë fëmijë në moshë të vogël”, thotë francezi Pierre-Alan Sarda, një vullnetar i organizatës.

Komiteti i Tuluzës për Ndihmën e Azilkërkuesve u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore që të marrin përsipër akomodimin e përhershëm të këtyre dy familjeve azilkërkuese shqiptare, derisa ata janë të regjistruar si azil në Francë. /Insajderi.com