Familjarët theren me thika, përfundojnë në emergjencë

Familjarët theren me thika, përfundojnë në emergjencë

Në Ferizaj dje është regjistruar një rast i dhunës familjare. Policia njofton se ka ndodhur një mosmarrëveshje familjare me ç’rast janë përfshirë në rrahje dy të dyshuar meshkuj ashkali, të cilët kanë përdorur edhe një thikë.

“Si pasojë lëndime trupore nga mjeti i prehtë kanë pësuar dy të dyshuarit dhe një femër shkali”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën emergjente.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast, kurse me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.