Familja refuzon zhvendosjen e eshtrave të Zahir Pajazitit tek varrezat e dëshmorëve

Familja refuzon zhvendosjen e eshtrave të Zahir Pajazitit tek varrezat e dëshmorëve

Familja e Zahir Pajaziti nuk do të lejojë që eshtrat e heroit të Kosovës të varrosen në kompleksin e dëshmorëve të Llapit në Penuhë.

Varri i Zahir Pajazitit ndodhet në varrezat e familjes Pajaziti, por në nëntor të këtij viti eshtrat e tij do të zhvendosen në një kompleks të varrezave afër kullës së heroit.

Vëllai i Zahirit, Ejupi, thotë se familja dëshiron që varri të gjendet në këtë kompleks për shkak se ata ngushëllohen nga numri i madh i vizitorëve.

Për më tepër, ai ka treguar se familja Pajaziti ka shprehur dëshirën që të gjithë dëshmorët e Llapit të varrosen në këtë kompleks, njofton Klan Kosova.

Ejup Pajaziti thotë se vendimi i tij nuk i ka pëlqyer shoqatave të luftës, të cilët i kanë thënë se me këtë veprim po ndahen dëshmorët.  Në këtë kontekst, ai përmend edhe disa prej komandantëve që vijnë nga ky rajon të cilët kanë kritikuar këtë familje.  Ndër ta, ai ka përmendur edhe Kadri Kastratin, Latif Gashin e Nuredin Ibishin./Insajderi.com