Familja kosovare dëbohet nga Gjermania pas dy vitesh

Familja Fila nga Kosova së bashku me tre fëmijët e tyre e cila tash e dy vjet e gjysmë jeton në Gjermani dhe bënë një jetë të rehatshme, këtë fundjavë pritet të kthehet në Kosovë.

Familja kosovare dëbohet nga Gjermania pas dy vitesh

Alisa dhe Ruzhdi Fila së bashku me tre fëmijët e tyre jetojnë në Gjermani qe dy vite e gjysmë, në një apartament në Hanover. Vajza e madhe e cila është gjashtë vjeç ndjek shkollën verore, vajza e dytë katër vjeçare shkon në kopsht, ndërsa djali i tyre Endriti është një vjeçar.

Hannelore Fuhrmann është njëri ndër personat të cilët i ka ndihmuar familjes nga Kosova që ata të integrohen dhe ta mësojnë gjuhën gjermane, ai është si një anëtar i familjes për ta, ndërsa Burim Aliti i cili po ashtu është me origjinë nga Kosova i ka ndihmuar familjes Fila në përkthim.

Tani çantat janë të mbushura, biçikleta është shitur, apartamenti pothuajse është bosh. Në mars, familja mori urdhrin e dëbimit ku kërkesa për azil ishte refuzuar nga komuna. “Kështu, familja u detyrua të largohet”, pranon zëdhënësja e komunës, Christine Huchzermeier, shkruan gazeta gjermane, kreiszeitung.

Ndërkohë, familja kosovare e cila jetonte në Hanover ka fluturuar për në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

“Kjo është shumë e keqe për ne”, ka thënë Ruzhdiu para se të nisej, “ne kemi menduar se fëmijët do të ndërtojnë të ardhmen këtu. Nuk kam shtëpi, nuk kam punë, ne praktikisht jemi në rrugë”, ka rrëfyer Ruzhdiu, raporton Insajderi.

Kurse Alisa ka thënë se, “fëmijët kanë qarë kur iu kemi thënë se duhet të kthehemi”. Vajza e tyre Majlinda vuan nga një sëmundje e rëndë e syrit, por para operacionit në maj, ajo do të kthehet në vendlindje. Familja nga Kosova ka humbur çdo perspektivë tani. Ata ankohen se edhe kushtet në mjekësi janë të rënda.

Ndihmësi i familjes, Burim Aliti ka deklaruar se ka bërë përpjekje për të kërkuar një leje qëndrimi për familjen, por nuk ka lëshuar asnjë leje. Por familja e pranoi atë që e parasheh ligji gjerman.

Scheesselerin Hannelore Fuhrmann, ka shprehur keqardhje për largimin e familjes nga Kosova.

“Familja ka qenë e mirë këtu, Alisa shkoi me të vërtetë mirë në të mësuar gjermanisht dhe Ruzhdiu gjithmonë është shprehur i gatshëm për të ndihmuar, familja e ka të vështirë për të gjetur punë në Kosovë, ata janë romë, si të tillë ata nuk do të pranohen”, ka thënë ai.

Alisën dhe Ruzhdiun tani në Kosovë e presin vetëm pjesëtarët e familjes, prindërit, gjyshërit dhe një vëlla. /Insajderi.com