Familja e Zejnepe Berishës: Vendimi i Gjykatës njësoj sikur dita e varrimit

Familja e Zejnepe Berishës: Vendimi i Gjykatës njësoj sikur dita e varrimit

Familja e Zejnepe Berishës është e shokuar nga dënimi që ata e quajnë minimal për vrasësin e të bijës.

Njësoj sikur ditën kur e kanë varrosur, thonë se janë ndjerë familja e Zejnepe Berishës, ditën kur kanë kuptuar dënimin e Gjykatës për vrasësin e vajzës së tyre.

Dënimi me burgim 12-vjeçar për burrin e Zejnepes, nuk ia ka lehtësuar dhimbjen nënës 83-vjeçare të së ndjerës, raporton KTV.

Për 20 plagët me thikë që ia kishte shkaktuar gruas së tij, në prani të vajzës së mitur, të cilën gjithashtu e kishte prerë në dorë, Nebih Berisha është dënuar me 12 vjet e gjysmë burgim unik.

Ky nuk është tmerri i vetëm që ajo ka përjetuar në 16 vjet martesë, raste të cilat i kishte lajmëruar disa herë në Polici.

Nëna e saj thotë se s’kanë të numëruar keqtrajtimet që i janë shkaktuar vajzës së saj.

Dhunë sistematike, Berisha kishte shkaktuar edhe në 4 fëmijët e tij, më i vogli tani është 7-vjeçar.

Ata tani janë në kujdes të SOS fshatit të fëmijëve në Prishtinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, dënimi minimal për vrasje të rëndë është 10 vjet, derisa për krimin mizor, Nebih Berisha është dënuar vetëm me dy vjet më shumë se dënimi minimal./Insajderi.com

[arve url=”http://www.dailymotion.com/video/x5i5mlp_familja-e-zejnepe-berishes-e-shokuar-nga-denimi-minimal-per-vrasesin-e-te-bijes_news#.WO-5XJUqwEk.link”/]