Fama e Dua Lipës mbërrin edhe në Nju Jork [foto]

Fama e Dua Lipës mbërrin edhe në Nju Jork [foto]

Pas shumë ngjarjeve të kushtuar nga mediet e ndryshme anë e mbanë botës për këngëtaren shqiptare Dua Lipa, nga mediumi Australian e deri tek NY Times, Dua tani ka edhe një ballinë të madhe me fytyrën e saj në Nju Jork.

Fotografinë Lipa e ka ndarë me fansat në llogarinë e saj zyrtare të Instagram-it.

Ballina me lokacion Bradway Theatre ku Dua Lipa ka pozuar, shkruan,“Nga këngëtarja që incizonte këngët e të tjerëve, në këngëtaren që i incizojnë këngën të tjerët.”

Kjo ballinë është vendosur nga kanali Youtube.

Këngëtarja shqiptare nuk ka kohë të gjatë që është futur në skenën muzikore dhe ajo po the barriera në tërë botën me zërin dhe stilin e saj.

Që nga viti 2015 kur Lipa u nënshkrua nga Warner Bros Records, për të është shkruar vazhdimisht, për origjinën e saj, karrierën, stilin dhe muzikën. /Insajderi.com