Falsifikojnë dokumentet në Skenderaj, arrestohen katër persona

Falsifikojnë dokumentet në Skenderaj, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në komunen e Skenderajt, pasi dyshohen se kanë falsifikuar dokumente.

Sipas raportit të Policisë, katër personave u janë vënë prangat pasi që dyshohej se ata në mënyrë të kundërligjshme kanë mashtruar duke falsifikuar dokumentet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Ndërsa pas marrjes në pyetje nga policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.