“Falsifikohet Kurani”

“Falsifikohet Kurani”

Në xhaminë e Quebec City në Kanada, në të cilën gjatë muajit janar të këtij viti humbën jetën gjashtë persona kur një sulmues i armatosur hapi zjarr gjatë lutjeve të mbrëmjes, është lënë një Kur’an i falsifikuar dhe mesazh ofendues.

David Poitras, zëdhënësi i Quebec City, është shprehur se në pakon e dërguar në adresë të xhamisë, gjendej një Kur’an i falsifikuar dhe një mesazh tejet ofendues.

Ai theksoi se është ngritur hetim lidhur me incidentin, dhe po kërkohen fajtorët.

Kryeministri i Quebecut, Philippe Couillard, deklaroi se incidenti në fjalë është “tërësisht i papranueshëm dhe neveritës”, raporton Anadolu Agency.

“Doemos duhet të dënojmë veprimet e tilla. Shohim se njerëzit e mbarë botës jetojnë së bashku. Kjo pako është dëshmi e qartë e agresivitetit”, tha Couillard.