“Faleminderit nga zemra kampion” – Rama përgëzon Smajlajn për suksesin në Beograd

05.03.2017 20:53
“Faleminderit nga zemra kampion” – Rama përgëzon Smajlajn për suksesin në Beograd

Në publikimin e parë në rrjetet sociale për këtë të dielë, kryeministri i vendit Edi Rama ka përgëzuar Izmir Smajlajn për suksesin e arritur në Beograd.

Smajlaj u shpall kampion Europe në kërcim së gjati, në garën e sallave të mbyllura të zhvilluar në Serbi, duke thyer edhe rekordin kombëtar të mbajtur më herët prej vet atij.

“Fantastik” e konsideron kryeministri Rama, kampionin e parë europian në historinë e Atletikës shqiptare, i cili ka ngritur në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit tonë kombëtar.

“Faleminderit nga zemra kampion”, mbyll statusin e tij Rama.