“Faleminderit dha na fal” – mesazhi i Tifozave Kuq e Zi për Lorik Canën

“Faleminderit dha na fal” – mesazhi i Tifozave Kuq e Zi për Lorik Canën

Tifozët Kuq e Zi mesazh Canës: Faleminderit dhe na fal

 

Lorik Cana sonte në ndeshjen ndaj Italisë do t’i jap lamtumirën Kombëtares shqiptare

Tifozët e Kombëtares shqiptare nuk do të jenë sonte në ndeshjen ndaj Italisë, për shkak të bojkotit për sjelljet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kështu ata do të mungojnë edhe në natën lamtumirëse të kapitenit Lorik Cana, por, për këtë i kanë kërkuar falje dhe e kanë falënderuar për gjithçka.

“Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me radhë në të gjitha stadiumet e Evropës. Na fal, por na detyruan! Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!

P.S. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!”, thuhet në komunikatën e tifozëve Kuq e Zi

Faleminderit Kapiten!Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për…

Posted by Tifozat Kuq e Zi on Monday, 9 October 2017