Falcao pranon mashtrimin e taksave, gati të paguajë miliona euro

Falcao pranon mashtrimin e taksave, gati të paguajë miliona euro

Sulmuesi i Monaco-s Radamel Falcao do të pranojë fajësinë në çështjen e mashtrimit të taksave në lidhje me kohën e kaluar tek Atletico Madrid midis 2011 dhe 2013, thonë raportet në Spanjë.

Kolumbiani, i cili shënoi 70 gola në 91 ndeshje për Los Rojiblancos, pritet të paguajë 6.9 mln euro pasi nuk ka deklaruar të drejtat e imazhit.

Image result for falcao

El Mundo raporton se lojtari do të pranojë fajësinë nga prokuroria spanjolle që do të thotë se do t’i kthehen 1.3 mln euro pasi pagoi 8.2 mln euro për autoritetet spanjolle gjatë korrikut.

Nuk ka akoma një konfirmim të raporteve nga prokuroria spanjolle megjithëse me shumë mundësi një nga çështjet e shumta që përfshijnë një futbollist të përfshirë në mashtrime taksash do t’i vijë fundi.