Fajon: Presim lajme të mira nga Prishtina për Demarkacionin

Fajon: Presim lajme të mira nga Prishtina për Demarkacionin

Dhuna dhe incidentet në Kosovë mund të krijojnë vështirësi në Bruksel kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Këto deklarime ajo i ka bërë në prag të votimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Fajon ka shtuar se demarkacioni mund të garantojë përparim në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo kjo ndodhë nëse raportohet pozitivisht për demarkacionin nga Prishtina.

“Të shohim fillimisht si do të shkojë votimi për demarkacionin. Sidoqoftë, besoj se do të marrim rezultat pozitiv dhe. Kjo është ajo që ne të gjithë e presim në Bruksel. Nuk dua të spekuloj për liberalizimin e vizave në Kosovë, kjo shkon hap pas hapi”, ka thënë Fajon për Radion Evropa e Lirë.

Tanja Fajon është pjesë e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.

Opozita kosovare ende beson se marrëveshja e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi do t’i shkaktojë vendit humbjen e 8 mijë hektarëve tokë.

Seanca e demarkacionin është planifikuar të mbahet të enjten më 1 shtator./Express/