Facebook vjen me Stories si Snapchat dhe Instagram

Facebook vjen me Stories si Snapchat dhe Instagram

Facebook lansoi ditën e sotme globalisht kopjen më të fundit nga Snapchat, Facebook Stories. Një veçori e cila vendos fotot në krye të aplikacionit për 24 orët e ardhshme tashmë është e disponueshme në mbarë botën.

Testimi me Facebook Stories filloi në Janar në Irlandë dhe tashmë vjen në shkallë të gjerë një javë pas linçimit të Messenger Day në aplikacionin Messenger.

Pasi e kopjoi në WhatsApp dhe Instagram, Facebook po aplikon historitë në aplikacionin kryesor i cili numëron 1.7 miliard përdorues aktivë çdo muaj.

A ka shkuar Facebook shumë larg me një prej veçorive kryesore të Snapchat? Në të vërtetë përdoruesit presin foto dhe video nga një rrjet social dhe koncepti i përmbajtjeve që zhduken pas 24 orësh mund të jetë diçka e re për shumë prej 1.7 miliard përdoruesve mobil.

Me Instagram histori ndryshon, kjo sepse audienca është po aq e re sa edhe e Snapchat. Mbase për këtë arsye historitë në Instagram arritën 150 milion përdorues aktivë ditorë brenda pak muajve.