Facebook mund të sjellë dhomat publike tek Messenger

Facebook mund të sjellë dhomat publike tek Messenger

Në 2014, Facebook prezantoi një aplikacion të quajtur Rooms, i cili lejonte njerëzit të fillonin dhe t’i bashkoheshin një bisede publike duke përdorur një pseudonim. Megjithatë, nuk është se mori shumë vëmendje dhe u mbyll në vitin 2015.

TechSot.al raporton se ai kod është vendosur në aplikacionin Messenger për iOS, i cili tregon se Facebook ka një tipar në punë të njëjtë me atë të Rooms.

Përshkrimi i këtij tipari të fshehur tregon se dhomat janë për bisedat publike rreth temave dhe interesave. Çdo dhomë ka një link i cili mund të shpërndahet në mënyrë që çdo kush në Messenger të mund t’i bashkohet bisedës.

facebook-messenger-rooms-screenshots

Nga kodi, gjithashtu dhe nga screenshoti-i i mësipërm, duket se ju mund të filloni një dhomë publike, t’i bashkoheni dhomave të tjera, apo të ftoni njerëzit t’i bashkohen dhomës tuaj me anë të linkut.

Facebook nuk ka komentuar asgjë në lidhje me këtë tipar të ri, duke thënë se vetëm po kryen ca “teste të vogla”.