Facebook kopjon Snapchat përsëri me filtrat e kamerës dhe Direct

29.03.2017 08:43
Facebook kopjon Snapchat përsëri me filtrat e kamerës dhe Direct

Tre veçoritë e reja janë: Camera, Stories dhe Direct. Të treja do të jetë të disponueshme globalisht duke filluar nga kjo javë.

Xhelozia e Facebook ndaj Snapchat është dokumentuar prej kohësh. Ditën e Marte gjigandi i rrjetit social prezantoi tre veçori të reja të kamerës duke kopjuar të tjera karakteristika unike të Snapchat.

Tre veçoritë e reja janë: Camera, Stories dhe Direct. Të treja do të jetë të disponueshme globalisht duke filluar nga kjo javë.

Camera esencialisht imiton plotësisht ndërfaqen e Snapchat, një pamje të thjeshtë të kamerës dhe ikonat të cilat duke u klikuar aktivizojnë efekte të ndryshme. Përdoruesit mund ta aksesojnë përmes ikonës së kamerës së integruar në aplikacionin Facebook.

Në fund të ekranit të kamerës do të vëreni disa butona ku në mesin e tyre është një ikonë në formën e një shkopi magjik i cili shton efekte. Ashtu si në Snapchat përdoruesit mund ti shtojnë këto efekte në fotot dhe videot e tyre.

Kamera e Facebook ka gjithashtu filtra të njohura si “lente.” Ata mund të përdoren për të shtuar animacione gjatë shkrepjes së një fotoje.

Veçoria e dytë madhore e aplikacionit janë Historitë – Stories. Kjo risi për Facebook është një tjetër kopjim i pamëshirshëm i Snapchat. Historitë funksionojnë njëlloj si në Instagram.

Për shumë analistë, ardhja e një veçori të tillë në Facebook shihet si fundi i Snapchat.

Së fundi Facebook Direct. Përdoruesit e rrjetit social mund të ndajnë foto dhe video me miqtë e tyre të cilat fshihen vetvetiu. Marrësit mund ta shohin vetëm njëherë përmbajtjen dhe ajo humbet më pas përgjithnjë. Ishte pikërisht ky funksionalitet që e bëri Snapchat të famshëm.

Rritja e bazës së përdoruesve të Snapchat tashmë ka filluar të ngadalësohet. Situatë komplikohet edhe më shumë kur Facebook me 2 miliard përdorues implementon tre veçori të reja me të cilat identifikohej Snapchat.