Facebook, Google dhe Snapchat planifikojnë të rrisin enkriptimin e të dhënave të përdoruesve

Kompanitë lider të Luginës së Siliconit si Facebook, Google dhe Snapchat, po punojnë për të rritur sigurinë dhe privatësinë ndërsa Apple po “vuan” një betejë ligjore të ashpër me autoritetet amerikane.

Facebook, Google dhe Snapchat planifikojnë të rrisin enkriptimin e të dhënave të përdoruesve

Kjo nismë mund të tërheqë vëmendjen e FBI-së po aq sa vetë iPhone 5C-ja e atentatorit të San Bernardinos. Gjithashtu ajo përfaqëson vullnetin e shprehur të kompanive të njohura teknologjike tashmë me diçka konkrete.

Në javët në vijim, platforma e komunikimit WhatsApp në pronësi të Facebook, planifikon të shtojë masat e sigurisë duke enkriptuar telefonatat. Ky shërbim zotëron 1 miliard përdorues aktivë në muaj ndërsa këto masat të reja pritet të prekin edhe aplikacionin Messenger.

Snapchat, shfaqur kohët e fundit si një platformë komunikimi me potencial të lartë gjithashtu po punon në një sistem mesazhesh të sigurta ndërsa Google po eksploron mundësitë e një sistemi e-mail të enkriptuar.

Në të vërtetë të gjitha këto që përmendëm më lart janë projekt të iniciuara kohë përpara se Apple të përfshihej në betejën ligjore me FBI-në. Kompania në fjalë do të dalë para trupit gjykues në fund të këtij muaji.

Google, Facebook, Snapchat, Amazon, Microsoft dhe Twitter që të gjithë kanë nënshkruar një memorandum në mbështetje të Apple. Disa ekzekutivë të tjerë kanë zgjedhur një rrugë të mesme, atë të shtimit të masave sigurisë njëkohësisht me mundësinë për të shtënë në duar të dhëna në rastet kur janë të domosdoshme.

Një praktikë të tillë e ka aplikuar Google në 2014-tën me projektin “End to End”. Përdoruesit mund të dërgonin e-mail-e të enkriptuara ku vetëm dërguesi dhe marrësi mund ti dekriptonin. (PCWorld Albanian)