Facebook dhe Amazon kapin vlerën e 500 miliardë dollarëve

Facebook dhe Amazon kapin vlerën e 500 miliardë dollarëve

Facebook dhe Amazon janë bashkuar klubit ekskluziv vetëm për kompanitë më të pasura në botë: të dyja kaluan vlerën e gjysëm trilioni dollar.

Facebook për herë të parë u vlerësua me mbi 500 miliard dollar mëngjesin e së Enjtes ndërsa Amazon të Mërkuren.

Vetëm tre kompani në historinë e teknologjisë kanë arritur të kalojnë këtë: apple me vlerë prej 798 miliard dollar, Google me vlerë prej 667 miliard dollar dhe Microsoft me vlerë 571 miliard dollar.

Vlera e kombinuar prej 1 trilion dollar mes Facebook dhe Amazon tregon euforinë e Wall Streetit për të ardhmen e teknologjisë.

Rritja meteorike e stoqeve të tyre me mbi 40% vetëm këtë vit, pasuron çdo ditë themeluesit vizionarë të dy kompanive.

53 vjeçari Bezos e filloi Amazon në 1995 i cili të Enjten kaloi Bill Gates për tu bërë njeriu më i pasur në botë. Zuckerberg, i cili është vetëm 33 vjeç, një ish student i Harvardit sot vlen 69 miliard dollar sipas Forbes.