Rreth 40 mijë kosovarë janë punësuar në zgjedhjet lokale të këtij viti që u mbajtën në Kosovë, tregoj" />

“Fabrikat e Kosovës për punësim” – sa persona u punësuan në zgjedhjet lokale?

“Fabrikat e Kosovës për punësim” – sa persona u punësuan në zgjedhjet lokale?

Rreth 40 mijë kosovarë janë punësuar në zgjedhjet lokale të këtij viti që u mbajtën në Kosovë, tregojnë statistikat e trustit të punësimit.

Këto statistika, të përcjella nga përfaqësuesi i Institutit GAP Agron Demi, tregojnë se të punësuar në zgjedhjet lokale kanë qenë 38.256 persona, raporton Insajderi.

“Sipas Trustit, kontribuues të rinj këtë vit kanë qenë 38.256 persona, shumica prej tyre staf i angazhuar për organizimin e zgjedhjeve. E prodhimtaria e këtyre ‘fabrika’ deri më tani janë 64 zëvendësministra dhe krizë e pafund politike”, ka thënë Demi.

Demi ka thënë se “zgjedhjet janë fabrikat e Kosovës për punësim.” /Insajderi.com