Fabrika e ujit në Prishtinë bëhet funksionale në fund të muajit

Fabrika e ujit në Prishtinë bëhet funksionale në fund të muajit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në fund të muajit mars, shumica e kryeqytetit të Kosovës do të ketë ujë 24 orë në ditë.

Këtë deklaratë Ahmeti e ka dhënë pasi që ka vizituar fabrikën e cila sipas tij, fillimisht më 17 mars do të lëshohet për testim.

Ahmeti po ashtu ka thënë se gjatë viteve të fundit janë ndërruar grupat në kryeqytet si dhe “ëshët përmirësuar dukshëm inkasim”.

“Në vitet në vijim kanë mbetur që bashkë me Ujësjellësin të zgjedhim edhe problemet në pikat e larta dhe në ndërtesat kolektive (aty ku ka prishje)”, ka thënë Ahmeti.

Ky është ndër lajmet më të mira për kryeqytetin dhe shfrytëzoj rastin që në emër të qytetarëve të Komunës të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar që kjo ditë të vjen në komunën tonë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebok.